image Albin Kurti: Me Shqipërinë jemi dy shtete të ndryshme

Kosovë

Albin Kurti: Me Shqipërinë jemi dy shtete të ndryshme

news image

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar sonte se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të ndryshme dhe kështu do të mbetet në të ardhmen e afërt.

Ai duke folur për rezultatet e zgjedhjeve ka thënë se me Shqipërinë synon t’i zbatojë 50 marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve.

“Ne duam që ato 50 marrëveshjet me Shqipërinë të mos mbeten vetëm tekst në letër dhe në takime ceremoniale, por të fillojmë t’i zbatojmë ato marrëveshje për shkak se ne jemi dy shtete të ndryshme por që jemi një popull dhe do të mbetet kështu në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar Kurti.