Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka ngushëlluar familjarët e viktimave në Shqipëri, nga tërmeti që pësoi.
“U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë se Thumana është zona më e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Tërmeti më i fuqishëm shënoi me magnitudë 6.3./Gazeta Sinjali/