image Albin Kurti për koalicionin me LDK-në: Veç vonim se shpëtim nuk ka

Kosovë

Albin Kurti për koalicionin me LDK-në: Veç vonim se shpëtim nuk ka

news image

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur tejet optimist për koalicionin me LDK-në për qeverisjen e ardhshme.

Kurit ka thënë se koalicioni mes LDK-së dhe VV-së mund të ketë vetëm vonim, por jo edhe shpëtim.

“Unë do të dëshiroja ta shoh jo sot, jo nesër, por qysh dje. Shpresoj që 24 dhjetori do të jetë data kur nuk do të ketë nevojë t’i presim gjithë ato ditë por ta bëjmë më herët”.

“Është vendosur që opozita e djeshme të bëhen pozita e nesërme, me që rast i është dhënë përparësia VV-së, prandaj nuk kemi nevojë ta vonojmë njëri-tjetrin. Veç vonim se shpëtim nuk ka”, ka deklaruar ai.

Kurti më në Jeta në Kosovë më tutje ka deklaruar se ‘kurorëzimi me LDK-në është më i vështirë sesa martesa’.

“Ju e dini një fjalë amerikane që thotë se ‘kurorëzimi është i lehtë, por martesa është e vështirë’ e në rastin tonë është më ndryshe sepse më e vështirë po është kurorëzimi sesa martesa”, ka deklaruar më tutje Kurti./Gazeta Sinjali/