image Albin Kurti nuk e merr fjalën në seancën solemne për Pavarësinë e Kosovës

Kosovë

Përvjetori/ Albin Kurti nuk e merr fjalën në seancën solemne për Pavarësinë e Kosovës

news image

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka hapur seancën e sotme solemne për 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë seancë, Osmani ka qenë e vetmja që ka folur, ndërsa kryeministri Albin Kurti nuk e ka marrë fjalën, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani ka përmendur sakrificat e popullit për liri e pavarësi, derisa ka falenderuar edhe familjarët e të rënëve dhe personalitetet e shquara të vendit që ishin të pranishëm në Kuvend, si Ramë Lahaj, Majlinda Kelmendi, etj.

Paraprakisht, Kurti dhe Osmani ishin në Prekaz dhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova për homazhe. /Gazeta Sinjali/