image Albin Kurti nga Samiti i Londrës përmend të rinjtë nga Kosova që kanë nevojë për punë

Kosovë

Deklaratë/ Albin Kurti nga Samiti i Londrës përmend të rinjtë nga Kosova që kanë nevojë për punë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i cili po mbahet sot në Londër, në një intervistë të shkurtër është deklaruar se pret investime më të mëdha nga Bashkimi Europian në mënyrë që të rinjtë nga Kosova të punësohen.

“Ne kemi shumë të rinj të shtetin tonë të cilët janë të mirë në teknologji dhe ajo çfarë kërkojmë ne nga BERZH është vetëm investimi”, është shprehur Kurti.

Kurti ka theksuar se Qeveria e tij janë duke kërkuar më shumë investitorë për t’u krijuar vende të reja të punës të rinjve të Kosovës me qëllim të zhvillimit ekonomik.

“Unë mendoj që Qeveria e re në Kosovë do të bëj gjëra më të mira për zhvillimin e shtetit se që kanë bërë qëveritë e kaluara”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/