image Albin Kurti kritika Shpend Ahmetit për kryeqytetin, ja çka ankohet

Politikë

Parafushata/ Albin Kurti kritika Shpend Ahmetit për kryeqytetin, ja çka ankohet

news image

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vizituar sot Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, me ç’rast ka thënë se është stërzgjatur restaurimi i saj.

Ai deklaroi se stërzgjatja e restaurimit të kësaj xhamie nuk është problemi i vetëm.

Mungesa e një pike qendrore turistike, për të mbetet ndër problemet që ka Prishtina.

“Problemi tjetër është edhe mungesa e një pike qendrore turistike për Prishtinën, pikërisht te kjo xhami, për vizitat e turistëve të ndryshëm. Edhe në vendet e botës të zhvilluar demokratike ekzistojnë vende të trashëgimisë kulturore, në të cilat vizitohen ndërtesat dhe objektet në mënyrë cilësore nga turistët teksa ato janë duke u restauruar. Mirëpo, ju po e shihni se këtu nuk ekzistojnë as kushtet minimale për një vizitë turistike të kësaj xhamie, e cila është mbi 6 shekuj e vjetër”, tha Kurti./Gazeta Sinjali/