Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë, tha se Kosova nuk do t’ia dilte me sukses karshi Sebisë në luftë e as në paqe.
‘’Kosova nuk do t’ia dilte me sukses karshi Serbisë në luftë, po ashtu as në paqe pa Shqipërinë, ne kurrë nuk e harrojmë këtë gjë, duam që në shekullin 21 të ecim bashkë shpejt e fuqishëm’’ tha Kurti.
Kurti gjithashtu tha se gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ata u dakorduan të ndërtojnë një funksion ndërshtetëror i përbërë nga ministra dhe deputet.
‘’U dakorduam që të ndërtojmë një funksion ndërshtetëror i përbërë nga ministra dhe deputetë. Që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri më tani do të zbatohen por edhe të shtohen marrëveshje të reja’’, theksoi Kurti./ Gazeta Sinjali/