image Albin Kurti hap fushatën në Podujevë pa flamurin e Kosovës

Kosovë

Zgjedhje/ Albin Kurti hap fushatën në Podujevë pa flamurin e Kosovës

news image

Në tubimin e VV-së në Podujevë ku është hapur fushata zgjedhore nuk është vendosur flamuri i Kosovës, por vetëm ai i Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë edhepse në këtë tubim nuk është vendosur flamuri i Kosovës, nëpër institucione shtetërore VV-ja e ka të vendosur flamurin e Kosovës.

Fotografia e Shpejtim Bulliqit në Facebook

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  kishte deklaruar se nuk e njeh flamurin e Kosovë dhe se është lara-lara.

“Flamuri i Kosovë lara-lara është. Nuk është se unë ia kam zgjedhur ngjyrat”, kishte thënë Kurit muaj më parë. /Gazeta Sinjali/