image Kurti deklarohet për përleshjen mes Molliqajt dhe anëtarit të VV-së

Kosovë

Rrahje/ Kurti deklarohet për përleshjen mes Molliqajt dhe anëtarit të VV-së

news image

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, është deklaruar për sulmin fizik në mes të ish-partnerit të tij, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë fushatës në Prizren, lideri i VV-së kur u pyet rreth kandidatit për deputet të koalicionit AAK – PSD, Dardan Molliqaj, refuzoi të fliste gjatë për të.

“A hala po merreni me të a”, i tha Kurti gazetarit kur e pyeti rreth incidentit pas emisionit “Pressing” të mërkurën, për të cilin akuzohet Molliqaj.

Dardan Molliqaj dhe kandidati i VV’së për deputet, Haki Abazi, të mërkurën në Pressing patën një debat të ashpër, e menjëherë pas emisionit, Abazi tha se ish-deputeti i VV’së e ka sulmuar fizikisht.

Dicka të tillë e ka mohuar Molliqaj, ndërsa Vetvëendosje ka dalë me komunikatë ku e ka quajtur anëtarin e PSD’së “bandit”.

Prokuroria Themelore e Prishtinës dje kanë intervistuar Molliqajn, Abazin dhe Rexhep Hotin nga radhët e PDK’së, që sipas kandidatit të VV’së, ka qenë i pranishëm kur e ka sulmuar Mollqaj./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/TVBESA/videos/383547348996939/?t=36