Përfaqësuesja e Tunizisë ka vendosur të emërojë Herve Renard si trajnerin e ri të kombëtares, i cili do ta drejtojë ekipin në Kupën e Botës, pas shkarkimit të Sabri Lamouchi.
Lamouchi u largua nga posti pas humbjes së rëndë 5-1 ndaj Suedisë dhe pas tensioneve të raportuara brenda ekipit, si dhe mosmarrëveshjeve me federatën dhe disa lojtarë që nga fillimi i përgatitjeve për turne.
Federata Tuniziane e Futbollit e ka konfirmuar zyrtarisht largimin e tij, duke shënuar kështu një rast të paprecedentë në historinë e Kupës së Botës, ku një ekip ndërron trajnerin pas vetëm një ndeshjeje të luajtur.
Renard pritet të mbërrijë në Meksikë, ku ndodhet aktualisht kombëtarja tuniziane, dhe do të udhëheqë menjëherë seancën e parë stërvitore në Monterrey.
Ndërkohë, Wahbi Khazri, ish-lojtar dhe pjesë e stafit teknik të Lamouchit, do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit nën drejtimin e ri.
Për Renardin, kjo është pjesëmarrja e tij e tretë në Kupën e Botës me kombëtare të ndryshme. Ai më herët ka drejtuar Marokun në vitin 2018 dhe Arabinë Saudite në 2022, ku kjo e fundit arriti fitore historike ndaj Argjentinës, por nuk arriti të kalojë grupin. Gjithashtu, ai ka qenë trajner i ekipit të femrave të Francës në Botërorin 2023, ku u eliminuan në çerekfinale nga Australia.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!