Alban Ramosaj me këngën ‘Thikat e mia’ ka fituar edicionin e 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan Gazeta Sinjali.
Kënga me tekstin e shkruar nga Fifi dhe vetë këngëtari Ramosaj, me muzikë të komponuar nga Bruno dhe Alban Ramosaj, zuri vendin e parë.
Krahas votave të jurisë, këngëtari rrëmbeu edhe votat e artistëve si dhe ato të publikut.
Çmimi iu dorëzua nga fituesja e edicionit të kaluar të Këngës Magjike, Eneda Tarifa.
Ndërkaq Alban Ramosaj pas fitores falënderoj nënën e tij dhe publikun duke theksuar se kjo ishte vetëm një kujtesë e arsyes se pse ai këndon.
Përveç performancave që dhanë artistët, nata e mbrëmshme u shoqërua edhe me prezencën e dy finalistëve të Eurovsionit, Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri./Gazeta Sinjali/