image Alarmohet Çekia pasi që një maskë e Adolf Hitlerit u shfaq në një dyqan

Botë

Pragë/ Alarmohet Çekia pasi që një maskë e Adolf Hitlerit u shfaq në një dyqan

news image

Policia në Republikën e Çekisë ka filluar hetimet pas dyshimeve se një maskë që portretizon Adolf Hitlerin është parë një një dyqan në Pragë.

Ambasadori gjerman në Ceki, Christoph Israng, ka publikuar një fotografi të maskës një ditë pas festës së Halloween-it, pasi i njëjti e kishte parë atë në dyqan.

Çekët vuajtën kaq shumë nën okupimin e nazistëve,” shkroi ai, duke shtuar se”Pse plehra të tilla shiten në mes të Pragës?

Midis dhjetëra përgjigjeve, Ministri i Brendshëm Janek Jan Hamacek, ka thënë se policia kishte filluar një hetim në dyqan.

Policia në një prononcim për “Euronews” gjithashtu konfirmoi se po merreshin me këtë çështje, por që nuk mund të jepnin detaje të tjera në këtë kohë.

Kujtojmë se qindra mijëra njerëz janë vrarë, shumica e tyre hebrenj në kohën e okupimit të nazistëve në vitet 1938 dhe 1945./Gazeta Sinjali/