image Alarmi për tërmet 7.5 ballësh në Turqi, sizmiologu: Në Shqipëri mund të ndihet 5-6 ballë

Rajon

Deklarata/ Alarmi për tërmet 7.5 ballësh në Turqi, sizmiologu: Në Shqipëri mund të ndihet 5-6 ballë

news image

Tërmeti me magnitudë 7.5 rihter që është paralajmëruar në Turqi, pritet të ndihet edhe në Shqipëri. Por meqenëse Shqipëria është mbi 2500 km larg, kjo bën që energjia të shuhet dhe ndjeshmëria në vendin tonë mund të jetë deri në 5-6 ballë.

Deklarata u bë nga sizmilogu Rrapo Ormeni në studion e emisionit “360 gradë” në “RTV Ora”. Sipas Ormenit tërmetet me deri në 6 ballë nuk janë dëmtues, por vetëm frikësues.

Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha. Vetëm godinat e dëmtuara fort i rezistojnë. Por Shqipëria është rreth 2500 km larg, ai këtu do të vijë 5-6 ballë. Nuk shkakton asgjë tek ne. Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit. Që nga epiqendra që është në Turqi këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues. Energjia do shuhet”, u shpreh Ormeni.