image Al Khelaifi: Mbappe bëhet gurthemeli i projektit të klubit për vitet në vijim

Futboll

Al Khelaifi: Mbappe bëhet gurthemeli i projektit të klubit për vitet në vijim

news image

Kylian Mbappe vazhdoi zyrtarisht kontratën me PSG-në.

Francezi ka vazhduar kontratën për tre vite të tjera, deri më 2025.

Pas rinovimit, Mbappe u shpreh i lumtur për vendimin e tij për të vazhduar me klubin francez.

“Jam shumë i lumtur. Këtu mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi si Parisi që jep gjithçka për të performuar në nivelin më të lartë.

“Jam gjithashtu shumë i lumtur që mund të vazhdoj në Francë, vendi ku linda, u rrita dhe lulëzova”, deklaroi ai.

Edhe Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me rinovimin e Mbappes.

“Është një moment i jashtëzakonshëm në historinë e PSG-së. Mbappé tani bëhet gurthemeli i projektit të klubit për vitet në vijim, brenda dhe jashtë fushës.

“Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur – do të hapim faqet më të bukura të historisë sonë”, u shpreh ai.

/GazetaSinjaliSport/