image E akuzon tjetrin se ia kishte ngacmuar bashkëshorten, ia merr 2 mijë euro si kompensim

Fushë Kosovë/ E akuzon tjetrin se ia kishte ngacmuar bashkëshorten, ia merr 2 mijë euro si kompensim

news image

Mesditën e djeshme në Fushë Kosovë, një person ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme për të përfituar para.

Policia njofton se një person ishte detyruar t’ia japë 2 mijë euro një personi, për arsye se kinse ky ai ia kishte ngacmuar bashkëshorten këtij të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi i ka marrë paratë e kërkuara si kompensim, Policia i ka rënë në gjurmë të dyshuarit, duke e arrestuar.

Ai, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/