image Akuza për përdhunimin e 23-vjeçares në tualetin e një diskoteke, Alves ndryshon dëshminë për herë të pestë

Bota e Yjeve

Akuza për përdhunimin e 23-vjeçares në tualetin e një diskoteke, Alves ndryshon dëshminë për herë të pestë

news image

Prej më shumë se një viti, Dani Alves është i mbyllur në një burg të Barcelonës ku akuzohet për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në tualetin e një diskoteke.

Braziliani pritet që në fillimin e muajit shkurt të dalë para trupës gjykuese dhe të prezantohet me masën ndëshkimore.

Në rast se akuza vërtetohet, 40-vjeçari rrezikon deri në nëntë vite burg. Ndërkohë, mediat bëjnë të ditur se në përpjekje për të përgatitur mbrojtjen e tij së bashku me avokatin kanë vendosur të ndryshojnë dëshminë për herë të pestë.

Kështu, para trupit gjykues, Alves do të deklarojë se atë mbrëmje ka qenë i dehur dhe si rrjedhojë i pandërgjegjshëm për atë se çfarë ka ndodhur.

Kujtojmë se në fillim, Alves e mohoi të kishte abuzuar me vajzën, ndërsa më pas u shpreh se gjithçka kishte ndodhur me miratimin e saj. Por, tashmë strategjia ndryshon dhe Alves do të tentojë të marrë një dënim minimal me justifikimin se e ka tepruar me alkoolin. /SS/

/GazetaSinjali/