Aktorja e njohur Jenna Dewan, i ka bërë një dedikim romantik partnerit të saj, Steve Kazee.
Çifti pak pasi që e bënë lidhjen e tyre publike, kumtuan edhe lajmin se së shpejti do të bëhen prindër, transmeton Gazeta Sinjali.
Dyshja tanimë kanë filluar të publikojnë fotografi së bashku edhe në rrjetet sociale, në të cilat numërojnë miliona ndjekës.
Së fundmi, një postim i shpërndarë nga vetë aktorja ka marrë vëmendjen e publikut pasi që për herë të parë ajo ekspozon barku.
“Të bëhesh nënë është absolutisht gjëja më e jashtëzakonshme që më ka ndodhur. Steve je një dhuratë nga qielli dhe nuk mund të isha më e lumtur për familjen e re që po krijojmë…!”, ka shkruar Jenna në mbishkrimin e imazhit.
Kujtojmë se një vit më parë aktorja firmosi divorcin me ish-bashkëshortin e saj Channing Tatum, i cili duket se ka krijuar një marrëdhënie të re me këngëtaren e famshme Jessie J./Gazeta Sinjali/