Aktori shqiptar, Bes Kallaku ka reaguar ashpër kundër personave që janë duke i keqpërdorur ndihmat që po jepen për Durrësin.
Aktori i kishte marrë këto informacione derisa po merrte të dhëna për të pastrehët, e të cilët ai dëshironte që t’i ndihmonte.
“Ore a do bohemi njerëz Ne edhe në të tilla ditë. Atë që kallëzoj edhe Noizy po ndodh gjithandej. Haram edhe mallkuar kush përfiton nga kjo situate”, ka shkruar ai.
Shitja e ndihmave tashmë është cituar edhe në disa emisione mbrëmë, ku u tha se një batanije shitej në vlerën e 5 eurove.