Aktori i njohur i kinematografisë turke, Turgut Tolgahan Sayışman, sot pritet të vizitojë Kosovën.
Tolgahan u bë i njohur për publikun kosovarë me rolin e tij, Çinar Ilgaz në serialin Lale Devri.
Kujtim Gashi, Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot do të pret në kabinetin e tij një delegacion turk të kryesuar nga aktori Sayisman.
Ky takim pritet të ndodh rreth orës 11:00.
Sayışman është i martuar me modelen e Shqipërisë, Almeda Abazi, dhe janë prindër të një djali, Efehan Sayışman./Gazeta Sinjali/