image Aktori i filmit “Star Wars” humb jetën nga koronavirusi

Film

Pandemia/ Aktori i filmit “Star Wars” humb jetën nga koronavirusi

news image

Andrew Jack, një nga aktorët e filmit “Star Wars” ka humbur jetën për shkak të komplikimeve shëndetësore pasi u prek nga Covid-19.

Jack, producenti i dialekteve në filmin e njohur, ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, në një spital jashtë Londrës, shkruan CNN.

Gruaja e Jack, Gabrielle Rogers nuk ishte në gjendje të qëndronte me të, pasi ishte e ngujuar në karantinë në Australi.

Në seritë e filmit, aktori luante rolin e majorit Caluan Ematt. /Gazeta Sinjali/