Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Gjirokastër, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri, ndërsa vatra e zjarrit është aktivizuar në fshatin Arshi Lengo.
Për shuarjen e flakëve u aktivizuan trupat e Forcave të Armatosura së bashku me zjarrfikësit.
Zjarri është arrit të neutralizohej në kohë dhe për momentin nuk përbën rrezik për banorët, raporton TopChannel, përcjell Gazeta Sinjali.
Dje në fshatin Arsim Zeneli një 64-vjeçar humbi jetën pasi luftonte me zjarrin sepse rrezikohej banesa e tij, ndërkohë që bashkëshortja u plagos rëndë.