image Aktivistja palestineze, Bushra al-Tawil burgoset pa u gjykuar

Botë

Izrael/ Aktivistja palestineze, Bushra al-Tawil burgoset pa u gjykuar

news image

Ushtria izraelite ka vendosur të burgos një aktiviste palestineze për 4 muaj pa e gjykuar në bazë të procedurës ligjore të njohur si “ndalim administrativ”.

26-vjeçarja Bushra al-Tawil u arrestua javën e kaluar në një bastisje izraelite në shtëpinë e saj në qytetin Al-Bireh të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) tha se Al-Tawil aktualisht mbahet në burgun Hasharon në veri të Izraelit.

Al-Tawil, mbrojtëse e të drejtave të të arrestuarve palestinezë në burgjet izraelite, është arrestuar disa herë nga forcat izraelite.

Sipas të njëjtës organizatë joqeveritare, në burgjet izraelite ka 42 gra të burgosura, përfshirë tre pa u gjykuar.

Sipas politikës së “ndalimit administrativ” të Izraelit, të burgosurit mund të mbahen në burgje deri në një vit pa akuza apo gjykim.

Sipas shifrave zyrtare palestineze, mbi 5.500 palestinezë aktualisht janë të burgosur në burgjet izraelite.