image Aktakuzë ndaj 10 të dyshuarve për narkotikë dhe shmangie tatimi

Kosovë

Krim i organizuar/ Aktakuzë ndaj 10 të dyshuarve për narkotikë dhe shmangie tatimi

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dhjetë personave me inicialet Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., D.S.,  dhe Q.I. për krim të organizuar.

Ata dyshohen se gjatë periudhës kohore tetor 2018 deri në shkurt 2019, duke vepruar si grup i organizuar kriminal, i udhëhequr nga i pandehuri Xh. S., kanë kryer në bashkëveprim veprën penale “Krim i organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” pasi që të dyshuarit kanë transportuar qindra kilogramë marihuanë.

Ndërkaq të pandehurit  B.S dhe Q.I akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi” , në shumën prej 5.945.30 euro, përkatësisht 4.783.01 euro të cilat i ka përfituar Q.I.

B.S dyshohet se  i është shmangur pagesës së tatimeve apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, me paraqitjen e të dhënave të pavërtetuara duke zhvilluar aktivitetin e tij biznesor në cilësi të personit të autorizuar të biznesit, gjatë periudhës kohore 2014-2018. Ndërsa Q.I., dyshohet se në cilësi të pronarit të firmës, gjatë viteve 2014-2018, duke mos i përmbushur në tërësi detyrimet ligjore, është vërtetuar se të hyrat e deklaruara i ka pasur më të vogla se transaksionet bankare të realizuara nga rrjedh se ka bërë shmangie nga tatimi duke e dëmtuar miliona euro buxhetin e Republikës së Kosovës. /Gazeta Sinjali/