image Aktakuzë ndaj policit nga Prizreni, lejoi diplomatët nga Kuvajti të futen në Kosovë pa dokumente

Kosovë

Prokuroria/ Aktakuzë ndaj policit nga Prizreni, lejoi diplomatët nga Kuvajti të futen në Kosovë pa dokumente

news image

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër një polici me sinjalet A.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Sipas aktakuzës, polici në fjalë, më 6 qershor në Pikën Kufitare të Vërmicës kishte lejuar një veturë me punëtorë teknikë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri që të hyjnë në Kosovë pa dokumentacionin adekuat të udhëtimit, pasaportë dhe vizë, duke mos i kontrolluar sipas ligjit, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri A.A., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Gazeta Sinjali/