image Aktakuzë kundër një inspektori të ndërtimit në Prizren

Drejtësi

Drejtësi/ Aktakuzë kundër një inspektori të ndërtimit në Prizren

news image

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.M., në cilësi të personit zyrtar si inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, N.M., prej datës 21.11.2016,  e në vazhdim, në Prizren, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare të përcaktuara me ligj, pasi në rrugën e “Muhaxherëve”, nuk ka inspektuar dhe ndërmarr veprime kundër mbindërtimit pa leje nga investitori M.P., i cili ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga Drejtoria për Urbanizim dhe Planifikim Hapësinor.

“Ai me këtë rast i ka mundësuar investitorit ndërtimin e edhe një kati dhe mospagimin e taksave komunale, ndërsa Komunës së Prizrenit i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan””, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Gazeta Sinjali/