image Arrestimet për keqpërdorim të pozitës/ Edhe dy zyrtarë të Komunës së Pejës përfundojnë në prangat e policisë - Sinjali

Arrestimet për keqpërdorim të pozitës/ Edhe dy zyrtarë të Komunës së Pejës përfundojnë në prangat e policisë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Pejës, Bajram Muzlijaj, nga forcat e Njësisë së Krimeve Ekonomike.

Përveç Muzlijajt, gjatë aksionit të përbashkët të Krimeve Ekonomike dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, Sinjali mëson se janë arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë të Komunës së Pejës.

Prangat e policisë i janë vënë drejtorit të Urbanizmit në këtë komunë, Rajan Arapit dhe zyrtares ligjore në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Pejës, Florije Berishës.

Rajan Arapi
Florije Berisha

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Pejë i kanë thënë Sinjalit se këta zyrtarë po dyshohen se lejet për mbindërtim në tri objekte, të nënshkruara nga këta zyrtarë, kanë qenë në kundërshtim me ligjin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin