image Aksioni në veri: Disa doganierë të arrestuar, mes tyre edhe një zyrtar policor për korrupsion e keqpërdorim të pozitës

Siguri

Aksioni në veri: Disa doganierë të arrestuar, mes tyre edhe një zyrtar policor për korrupsion e keqpërdorim të pozitës

news image

Gazeta Sinjali në orët e para të mëngjesit të sotëm raportoi për një aksion të Policisë së Kosovës të zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës.

Nga burimet e veta Gazeta Sinjali merr vesh se nga ky aksion së paku pesë persona janë arrestuar deri më tani. Teksa, nga të njëjtat burime bëhet e ditur gjithashtu se të arrestuarit janë doganierë, në mesin e tyre është edhe një zyrtar policor.

Të arrestuarit kanë rënë në prangat e Policisë nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion”.

Lajmin për zhvillimin e këtij aksioni e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ata kanë asistuar Doganën dhe se janë bastisur katër lokacione. Sipas tij, gjithçka ka shkuar në rregull, derisa lidhur me atë se a ka të arrestuar, ka thënë se do të deklarohet Dogana.

“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani për Gazetën Sinjali.

/GazetaSinjali/