Gazeta Sinjali ka raportuar sot ekskluzivisht për një aksion të marrë nga Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndaj disa zyrtarëve policorë me dyshimin për “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Tani nga IPK-ja kanë bërë të ditur se aksioni është duke vazhduar në Gjakovë dhe Prizren, kurse është duke u përkrahur nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
“Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për këtë aksion.