image Aksioni kundër kazinove në Karaçevë, detaje të reja

Siguri

Aksioni kundër kazinove në Karaçevë, detaje të reja

news image

Dje Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Karaçevë ku u arrestuan dy persona si të dyshuar për për përfshirje në bixhoz të paligjshëm dhe aktivitete të tjera kriminale.

Ndërsa sot, Policia ka dalë me raport zyrtar, ku ka treguar se janë kontrolluar disa shtëpi dhe objekte përcjellëse prona të gjashtë personave të dyshuar.

Aty janë sekuestruar 96 aparate të lojërave të fatit, katër shtëpiza, tre llap top, tre monitor, dy TV, një pistoletë me gas, 17 fishekë, një gjenerator dhe 469.15 € kesh para. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/