image Aksion në veri/ Krimet Ekonomike dhe Inspekcioni bastisin barnatoret

Siguri

Aksion në veri/ Krimet Ekonomike dhe Inspekcioni bastisin barnatoret

news image

Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Inspekcioni janë duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Cak i këtij aksioni Gazeta Sinjali mëson se janë barnatoret në këtë pjesë.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi të aksionit në redaksi të gazetës, ku shihet se aktualisht aksioni është duke u zhvilluar në një barnatore afër shtatores së Car Lazarit në Mitrovicën Veriore.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti.

“Kemi informacion se Krimet Ekonomike janë duke e kontrolluar një barnatore, ne e asistojmë, por rezultatin nuk mundemi ta merrni nga ne”, tha Hoti.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rezultatet e këtij aksioni./Gazeta Sinjali/