image Aksion i RENEA-s për kapjen e personave të lidhur me krimin

Shqipëri

Aksion i RENEA-s për kapjen e personave të lidhur me krimin

news image

Forcat RENEA në Shqipëri janë duke kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë atje.

Policia e Shtetit ka njoftuar se aktualisht po bëhen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë personat e kërkuar.

Siç mund të shihet nga disa foto të publikuara nga mediat në Shqipëri, janë kryer kontrolle në mjediset e brendshme të një lokali, ku disa persona, kryesisht të rinj, janë vënë në rresht me shpatulla pas murit ndërkohë që RENEA ushtron kontroll.

/GazetaSinjali/