image Aksion i Policisë, konfiskohen 421 paketime me barna

Kosovë

Gjakovë/ Aksion i Policisë, konfiskohen 421 paketime me barna

news image

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 421 paketime me barna pa banderola në tri lokacione në Gjakovë.

Siç bën të ditur Policia, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë mëngjesin e sotëm ku njësia policore dhe inspektorët farmaceutikë kanë bërë kontrollimin e barnatores së të dyshuarës ku kanë gjetur dhe konfiskuar 244 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola.

Në rastin e dytë i cili ka ndodhur në rrugën Konferenca e Bujanit, po ashtu në Gjakovë, njësia policore dhe inspektorët farmaceutik gjatë kontrollimit në një barnatore kanë gjetur dhe konfiskuar 110 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk dihet prejardhja e produkteve.

Ndërkaq në rastin e tretë në rrugën Mic Sokoli në Gjakovë janë gjetur dhe konfiskuar 67 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk dihet prejardhja e produkteve.

Në të tria rastet, Policia njofton se pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Sinjali