image Aksion i policisë në Pejë, arrestohen katër persona

Siguri

Siguri/ Aksion i policisë në Pejë, arrestohen katër persona

news image

Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 24- orëve, të kaluara, pas një pune operativo-hetimore ka arritur që të arrestoj katër (4) persona të dyshuar, të cilët kërkohen me urdhër arrest nga Gjykatat kompetente.

Personat e arrestuar janë:

“E.A.  i lindur me 1992 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Rrëmbim”, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit ne Qendrën korrektuese në Dubravë.

A.J i lindur me 1988 m/k/sh, i dënuar mbi 1 vit e 3 muaj burg, për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

H.S. i lindur me 1991 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “ Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16- vjet”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.

P.R. i lindur me 1974 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 9- mujorit të këtij viti ka arrestuar gjithsejtë 1226 persona për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin dërguar mediave./Gazeta Sinjali/