image Aksion i Policisë kundër trafikimit me njerëz, bastisen 43 lokale

Siguri

Aksion i Policisë kundër trafikimit me njerëz, bastisen 43 lokale

news image

Drejtoria kundër trafikimit me njerëz e Policisë së Kosovës ka njoftuar se pas kontrollimit të 43 lokaleve, tetë i ka mbyllur pasi kishte dyshime për trafikim me njerëz.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren  me qellim  të marrjes së masave parandaluese dhe në  identifikimin e hershëm   dhe mbrojtjen  e  viktimave  të   mundshme të trafikimit me njerëz. Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si  dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”.

Gjatë aksionit janë konfiskuar një armë e zjarrit dhe një gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Operacioni i lartcekur ka rezultuar me aktivitetet dhe të gjeturat si në vijim:

/GazetaSinjali/