Kafeteritë në Prishtinë janë zbrazur gjatë natës së sontme nga Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka bërë të ditur për Sinjalin se në të gjitha lokalet ku ka pasur grumbullim të njerëzve dhe nuk janë respektuar masat antiCOVID, pronarët e lokaleve janë gjobitur.
“Në të gjitha lokalet që i kanë shkelur masat, pronarët e lokaleve janë gjobitur”, tha ndër të tjera Thaçi.
Po ashtu, ai bëri të ditur se në këtë aksion i cili është duke u zhvilluar në gjithë rajonin e Prishtinës, është duke marrë pjesë edhe Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/