Inspektorati Komunal i Prishtinës dhe ai i Ministrisë së Mjedisit kanë dalë në një aksion të përbashkët për të kontrolluar nivelin e zhurmës nëpër kafeteritë në kryeqytet.
Të gjitha lokalet në kryeqytet po kontrollohen nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës ku të njëjtëve po u tërhiqet vërejtja që ta ndalin nivelin e zërit të muzikës pas ankesave të shumta që kanë marrë nga ana e banorëve kryesisht në qendër por edhe në lagje të tjera që janë të frekuentuara.
Gjobat që do të jepen në raste kur nuk do të respektohet ky vendim do të jenë prej 500 deri në 1 mijë euro, varësisht prej llojit të shkeljes. /GazetaSinjali/