image Aksion i gjerë në Prishtinë kundër shmangies nga tatimi

Kosovë

Kontroll/ Aksion i gjerë në Prishtinë kundër shmangies nga tatimi

news image

Në kuadër të luftimit të dukurisë së shmangies nga tatimi, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, kanë kontrolluar mbrëmë pas mesnate disa diskoteka në Prishtinë, pronarët e të cilave përkundër biletave të shumta që shesin nuk japin kuponë fiskalë.

Në njërën nga diskotekat e kontrolluara nga ATK, inspektorët gjetën se 75 tavolina nuk ishin pajisur me kupon fiskal.

Madje në një rast, menaxherët apo edhe pronarët e një diskoteke i kishin ofruar inspektorëve një kupon i cili ishte i vitit të kaluar.

Kishte edhe kuponë të cilat ishin të vjetër prej javësh por të cilat i ishin ofruar inspektorëve natën e kontrollës.

“Në rastin e vizitës janë konstatuar parregullsi të shumta. Në hyrje të lokalit ka arkë fiskale, por nuk lëshonte kuponë fiskalë ndërsa në prani tonën lëshoi vetëm dy kuponë fiskalë. Brenda në lokal ishin mbi 700 persona”, tregon mbarëvajtjen e aksionit Inspektori Bekim Gashi./ Gazeta Sinjali/