image Aksidentohet vetura e Policisë në Prishtinë, lëndohen pesë persona (PAMJE)

Siguri

Aksidentohet vetura e Policisë në Prishtinë, lëndohen pesë persona (PAMJE)

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona, tre prej të cilëve janë zyrtarë policor.

 Të lënduarit për shkak të lëndimeve trupore të marra janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali