image Aksidentohet vetura e Policisë në Deçan, rrokulliset dhe bie në një pusetë

Siguri

Aksidentohet vetura e Policisë në Deçan, rrokulliset dhe bie në një pusetë

news image

Sot në orën 01:15, në fshatin Lebushë të Deçanit ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet i Policisë së Kosovës dhe një tjetër civile, ndërsa katër persona janë lënduar.

Sinjali mëson se shoferi i automjetit civil derisa ishte duke u kthyer në një kthesë në Lebushë, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes e ka humbur kontrollin mbi automjet.

Më pas, ai ka kaluar nga krahu i djathtë në krahun e majtë dhe e ka goditur me pjesën ballore automjetin e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e goditjes, automjeti i Policisë, që ishte duke lëvizur në drejtimin për Pejë, ka dalë nga rruga e më pas është rrokullisur në një pusetë.

Siç mëson Sinjali, automjetin civil ishte duke e drejtuar një 24-vjeçar (emër i njohur për redaksinë).

/GazetaSinjali/