image Aksidentohet një veturë në Fushë Kosovë, mbetet me katër rrotë përpjetë - VIDEO

Siguri

Aksidentohet një veturë në Fushë Kosovë, mbetet me katër rrotë përpjetë – VIDEO

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se në aksident është përfshirë një veturë e cila është rrokullisur, teksa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të cilat kanë bërë tërheqjen e automjetit.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione për detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/