image Aksidentohet një autobus i "Trafikut Urban" në Prishtinë

Siguri

Aksidentohet një autobus i “Trafikut Urban” në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:20 afër “Rrethit të Flamurit” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident është përfshirë edhe një autobus i linjës 4 të “Trafikut Urban” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga ndërmarrja publike “Trafiku Urban”.

Nga kjo ndërmarrje thanë se nuk është lënduar askush nga ky aksident dhe se shoferi i automjetit që e ka goditur autobusin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Po, e vërtetë. Aksidenti i vogël, një gërvishje. Shoferi i automjetit që e ka goditur autobusin ka ikë. Policia është në procedurë, shoferi i autobusit është atje. I kemi kamerat. Nuk ka diçka të madhe, vetëm gërvishje”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Një sinjalizues që ka qenë në vendin e ngjarjes tha se udhëtarët që ishin në atë autobus kanë vazhduar rrugën me një autobus tjetër të linjës 3.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për këtë rast, por nga zyra e mediave kanë thënë që nuk kanë informacion./Gazeta Sinjali/