image Aksidentohet ambulanca në rrugën Malishevë-Rahovec, dy persona të lënduar

Siguri

Aksidentohet ambulanca në rrugën Malishevë-Rahovec, dy persona të lënduar

news image

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Malishevë-Rahovec.

Në këtë aksident është përfshirë një autoambulanc dhe një veturë tjetër.

Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona. Mirëpo, gjendja e tyre është e mirë.

Shkaku i këtij aksidenti po besohet se ka qenë tejkalimi i pasigurtë që ka bërë autoambulanca, duke e goditur veturën tjetër.

/GazetaSinjali/