Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Në aksident që ka ndodhur rreth orës 09:37, të përfshira kanë qenë dy vetura.
Rastin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Kransiqi.
“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Vranidoll, rreth orës 09:37. Të përfshira kanë qenë dy vetura dhe lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Krasniqi.
Ai më tej ka bërë të ditur se policia ka shkuar në vend të ngjarjes dhe është duke u merr me aksidentin./Gazeta Sinjali/