image Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, shoferët dhe pasagjerët dalin dhe rrihen mes vete në rrugë

Siguri

Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, shoferët dhe pasagjerët dalin dhe rrihen mes vete në rrugë

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti dhe një përleshje që kanë ndodhur pasditen e sotme, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit, personat të cilët ishin në vetura u përfshinë në një përleshje mes vete .

Raportohet se tre të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë  Borovci për Sinjalin./GazetaSinjali/