image Aksidenti tragjik në Obiliq/ Pamje kur vetura dhe autobusi përplasen mes vete

Siguri

Aksidenti tragjik në Obiliq/ Pamje kur vetura dhe autobusi përplasen mes vete

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një aksident që ka ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit, si pasojë e të cilit ka humbur jetën Driton Krasniqi nga Vushtrria.

Sinjali ka siguruar edhe videon e momentit të përplasjes së veturës dhe autobusit, ku shihet se përveç automjeteve të përfshira në aksident ka qenë edhe një veturë tjetër që ka lëvizur pranë por i ka shpëtuar aksidentit.

Rruga në të cilën ka ndodhur aksidenti nuk ka qenë e pastruar nga bora.

Detaje për Sinjalin ka dhënë edhe zëdhënësi i rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se katër persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti.

Sipas tij, në lidhje me rastin është nisë një hetim për të kuptuar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

“Rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti“, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/