image Aksidenti tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, arrestohen dy persona

Siguri

Aksidenti tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, arrestohen dy persona

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një aksident tragjik që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit humbi jetën një person dhe u lënduan tre të tjerë.

Viktima është një shtetase e huaj, e cila nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me këtë rast, policia njofton se ka arrestuar dy persona të dyshuar, njëri shtetas i huaj dhe tjetri nga Shqipëria.

Dy të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se njëri nga tre të lënduarit në këtë aksident është në gjendje të rëndë shëndetësore./Gazeta Sinjali/