Sot në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet ka ndodhur një aksident trafiku. Policia e ka konfirmuar aksidentin në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura, lëndime trupore ka pësuar një person.
Nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident, megjithaë policia po merret me rastin.
“Rreth orës 11:00 ka ndodhur aksidenti, kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar policia.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes te të gjithë pjesëmarrësit e trafikut.