image Katër të lënduar në aksidentin në Bresje

Siguri

Katër të lënduar në aksidentin në Bresje

news image

Gazeta Sinjali më herët ka raportuar për një aksident në Bresje të Fushë Kosovës ku janë përfshirë dy vetura.

Në këtë aksident janë lënduar katër persona.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Njësia policore e trafikut ka dalë në vend-ngjarje. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.”, ka thënë Krasniqi.

/GazetaSinjali/