image Aksidenti me fatalitet te ‘Kroni i Mbretit’, arrestohet një person

Kosovë

Aksidenti me fatalitet te ‘Kroni i Mbretit’, arrestohet një person

news image

Policia ka arrestuar një të dyshuar për aksidentin e djeshëm që përfundoi me fatalitet në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.

Në aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona tjerë.

Sipas policisë, i dyshuari derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/