Gjon Kola, rreth 60-vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga një automjet sonte në superstradën Lezhë-Milot.
Sipas mediave në Shqipëri, Kola është pronari i një hoteli pranë vendit ku ndodhi aksidenti, transmeton Gazeta Sinjali.
Pavarësisht ndihmës së parë që është tentuar t’i ipet Kolës, biznesmeni ka ndërruar jetë pa mundur që të transportohet për në spital.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë. Ndërkohë, mediat atje raportojnë se shoferi është arrestuar nga policia.
Në harkun kohor të dy javëve, katër aksidente janë shënuar në të njëjtin vend, duke e bërë këtë aks ndër më problematikët në Shqipëri./Gazeta Sinjali/